Sporti

Trajneri i Lyonit pas tri humbjeve radhazi: Tani kam arsye të pi shumë alkool!

09/19/2022 19:05
nga:L J

Peter Bosz reagoi me ironi ndaj humbjeve të fundit të Lyonit në Ligue 1, me Lorient (1-3), Monaco (1-2) dhe PSG (0-1).

“Do të pi shumë alkool pas këtyre tri humbjeve [qesh]”, tha trajneri i ekipit francez pas disfatës së fundit, që e la skuadrën në vendin e 6-të me vetëm 13 pikë, nëntë prapa liderit PSG.

“Tani seriozisht: ndaj Lorientit ishte ndeshje e keqe, ndaj Monacos nuk e meritonim humbjen, luajtëm mirë. Këtë të diel kundër PSG, lojtarët dhanë gjithçka. Nuk i mbyll sytë para asaj që pashë, por jemi në drejtimin e duhur”, ka vlerësuar ai.

/GazetaBlic Sport