Sporti

Tifozët e Atleticos po e ofendonin gjatë tërë kohës, kamerat kapin reagimin epik të Courtois

09/19/2022 18:01
nga:L J

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, pati reagimin interesant ndaj tifozëve të Atleticos që e kritikonin derbit të Madridit të dielën.

Courtois kaloi tre vjet në huazim te Atletico midis 2011 dhe 2014, duke fituar La Ligën në sezonin e tij të fundit.

Ai iu bashkua Realit nga Chelsea në vitin 2018 dhe ka vazhduar të bëhet një nga portierët më të mirë në botë.

Kjo nuk u ka pëlqyer disa prej tifozëve të Metropolitanos, të cilët ende e urrejnë Courtoisin katër vjet pas transferimit të tij në Los Blancos.

Teksa po ngrohej para ndeshjes, një numër i tifozëve të Atletico-s po e ofenonin 30-vjeçarin që dëgjonte çdo fjalë.

Ai hodhi një sy fansave teksa qëndronte në portën e tij. Më pas ai lëshoi një buzëqeshje përpara se t’ia tregonte atyre tatuazhin në kyçin e dorës.

Në tatuazhin e Courtois shkruan ‘TC1’ dhe ka trofeun e Champions League të ngjitur mbi të.

/GazetaBlic Sport