Skuadra e Ballkanit ka fituar ndaj Ferizajt.
Ballkani ka triumfuar ndaj Ferizajt me rezultatin 0:3 në xhiron e tetë të Superligës së Kosovës, përcjell GazetaBlic Sport.
Albion Rrahmani, Leotrim Bekteshi dhe Meriton Korenica shënuan golat e fitores për ekipin e Ilir Dajës në këtë duel.
Ballkani ndodhet në vendin e tretë në tabelë me 15 pikë – por ka luajtur vetëm pesë ndeshje deri tani.
Ndërkohë, Ferizaj ka 7 pikë pas 8 xhirove.
/GazetaBlic Sport


