Lajme

Protesta e PSD-së kundër ardhjes së Trendafilovës mbështetet nga udhëheqësit e Shoqatës së Veteranëve

09/19/2022 15:51
nga:Genita C

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj bëri me dije se takuam udhëheqësit e Shoqatës së Veteranëve të Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë dhe këta të fundit mbështetën protestën kundër ardhjes së Trendafiloves në Kosovës, raporton GazetaBlic.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Molliqaj shkruan se Gjykata Speciale është e padrejtë dhe vizitat për matje të opinionit publik e rregullim të imazhit të saj me takime të mbyllura janë të padëshirueshme.

Shkrimi i plotë:

Protestojmë së bashku!

Sot, së bashku me Qëndronin, takuam udhëheqësit e Shoqatës së Veteranëve të Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë, të cilët ofruan mbështetje për protestën e së mërkurës në Gjilan.

Gjykata Speciale është e padrejtë qysh në fillim. Ajo e ka shkelur kriterin e barazisë mes palëve dhe të drejtat e njeriut. Vizitat për matje të opinionit publik e rregullim të imazhit të saj me takime të mbyllura janë të padëshirueshme.

Prandaj, të mërkurën, nga ora 10:00 në Hotel “Astoria”, Gjilan, protestojmë kundër ardhjes së znj. Trendafilova!