Lajme

Atentati i planifikuar ndaj kryeministrit – Kurti ishte njoftuar nga AKI-ja

09/19/2022 14:49
nga:N M

Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje për raportimet se një atentat ishte planifikuar ndaj kryeministrit Albin Kurti në vitin 2021, raporton Gazeta Blic.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi”, thuhet nga Qeveria.

Sipas tyre ky lajm kurrë nuk ishte bërë publik me një asrye të veçantë- të mos përhapur panik.

Ismet Haxha flet ekskluzivisht për Gazeta Blic: U informova për atentatin ndaj meje, askujt s’i kam borxh…