Sporti

Ish portieri i Lazios: Meret më i mirë se Donnarumma

09/19/2022 14:15
nga:E K

Ish-portieri i Lazios, Luca Marchegiani beson se Alex Meret është më i mirë se GigioDonnarumma.

Gardiani i Napolit ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë kundër Milanit mbrëmë, pasi pati të paktën dy pritje vendimtare në pjesën e parë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Napoli kishte dyshime për Meret, por unë kurrë nuk kam pasur”, tha Marchegiani për Sky Sport Italia pas fitores 2-1 të Napolit ndaj Milanit në San Siro mbrëmë.

“Atij i mungon pak përvoja, por për mua, ai është një nga portierët më të mirë italianë, madje edhe më i mirë se Donnarumma”.

/GazetaBlic Sport/