Lajme

MASHT-i “gojën plotë” për fillimin e mësimit, por ende s’i ka shpërndarë librat nëpër komunat e vendit

09/19/2022 11:26
nga:Gazeta Blic

Ministria e Arsimit edhe pse tash e sa ditë bën thirrje për ndaljen e grevës dhe fillimin e vitit të ri shkollor, megjithatë ende nuk i ka shpërndarë librat nëpër komunat e vendit, raporton Gazeta Blic.

Siç mëson Gazeta Blic, ende nuk janë shpërndarë tekstet mësimore për klasën e pestë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic edhe drejtoresha për Arsim në Komunën e Prishtinës, Besiana Musmurati.

”Jo, ende nuk kanë ardhur tekstet mësimore për klasën e pestë”, tha ajo shkurt për Gazeta Blic.

Ndërkohë nga MASHT-i nuk kanë folur në lidhje me këtë çështje.

Gazeta Blic ka provuar të flas me ministren Arbërie Nagavci dhe me zëvendësministrin, Dukagjin Popovci.

Ndryshe, sot vendi ka hyrë në javën e tretë të grevës në arsim.

Këshilli i Prindërve vazhdimisht po bën thirrje që mësimi të filloj, ose në të kundërtën të dorëzohen tekstet shkollore, në mënyrë që mësimin ta mbajnë online.

Shkollat mbesin të mbyllura: Vazhdon “lufta” SBASHK- Qeveri