Real Madrid mposhti dje me rezultat 1-2 rivalin lokal, Atletico Madrid.
Golat e Rodrygo dhe Valverde ia siguruan Realit fitoren në udhëtim ndaj Atleticos, kurse për këta të fundit shënoi, Hermoso, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes për media ka folur trajneri i Atleticos, Simeone, i cili tha se Reali është një ekip shumë i fortë.
“Kemi luajtur kundër një ekipi shumë të fortë. Forca është e mrekullueshme. Më kujton skuadrën që kisha me Kostën dhe disa na kritikuan. Kur ka forcë është e mrekullueshme”, tha fillimisht ai.
“Ata kanë një lojë direkte shumë të mirë. Ata kanë një tranzicion të jashtëzakonshëm nga mbrojtja në sulm. E shihni pse është një ekip që luan shumë i organizuar, është një ekip që më pas i shfrytëzon shumë mirë shanset e tij. Është një punë e shkëlqyer e trajnerit. Pavarësisht lojës së mrekullueshme të Madridit, ne gjithmonë përpiqemi të mos e lëmë lojën”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


