Sporti

“Strategjia Arteta”, loja e mrekullueshme e Arsenal te golat e Jesus dhe Vieras, kishte mbi 20 pasime deri te finalizimi

09/19/2022 08:23
nga:E K

‘Strategjia Arteta’ funksionoi për mrekulli në fitoren e djeshme të Arsenal ndaj Brentford 3-0.

Pasi pësoi humbjen e parë në Premier League nga Manchester United më 4 shtator, Arsenali u rikthye te fitoret me stil me golat e William Saliba, Gabriel Jesus dhe Fabio Vieira – ky i fundit shënoi supergol nga distanca, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një përgjigje perfekte nga Topçinjtë, të cilët janë dukur shumë mbresëlënës këtë sezon.

Për golin e Jesus në minutën e 28-të, ata luajtën me durim nga pjesa e pasme dhe e transferuan topin drejt portës së Brentford me lehtësi absolute.

Topi më pas përfundoi te Granit Xhaka, i cili asistoi me një krosim të mrekullueshëm për golin e Jesus.

Pati gjithsej 14 pasime në ngritjen e golit të Jesusit, të cilat e çuan Arsenalin 2-0 pak para përfundimit të gjysmë ore.

Përderisa deri te goli i Vieras kishte gjithsej 20 pasime.