Sporti

Atalanta mposht Romën në udhëtim dhe merr vendin e parë në Serie A

09/18/2022 19:58
nga:L J

Skuadra e Atalantas ka fituar ndaj Romës në “Olimpico” me rezultatin e ngushtë 0-1.

Ekipi nga Bergamo ka marrë tre pikë të mëdha në kryeqytetin italian, për t’u ngjitur në vendin e parë në kampionatin e Serie A, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm dhe të tre pikëve në këtë duel e shënoi Scalvini pas 35 minutave lojë.

Abraham i Romës kishte disa mundësi shënimi, megjithatë u tregua i pasaktë në këtë ballafaqim.

Roma me këtë humbje pozicionohet në vendin e 6’të me 13 pikë, teksa Atalanta në vendin e parë me 17 pikë.

/GazetaBlic Sport