Di Maria, i përjashtuar gjatë ndeshjes së sotme mes Monza dhe Juventus, ka postuar një mesazh në Instagram, duke iu drejtuar drejtpërdrejt tifozëve të Juventusit.
Ai ka theksuar se disfata e Juventusit në këtë ndeshje erdhi për shkak të tij, përcjell GazetaBlic Sport.
“Dua t’u kërkoj falje të gjithëve për këtë reagim të papërshtatshëm që pata në fushë. Duke e lënë skuadrën me një më pak në një moment kaq të vështirë të kampionatit, na bëri që ta humbnim ndeshjen. Humbja erdhi vetëm për fajin tim. Më vjen shumë keq. Jam profesionist – por edhe njeri që bëj gabime dhe di t’i pranojë”, shkroi Di Maria.
Kujtojmë se Monza ka fituar sot ndaj Juventusit me rezultatin 1:0.
/GazetaBlic Sport


