Lajme

Osmani në Londër, bën homazhe për Mbretëreshën

09/18/2022 17:03
nga:Genita C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkuar në Londër për të bërë homazhe para arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth II.

Këtë e ka bërë të ditur ajo përmes një rrjetin social Twitter.

“Sot ne i bëmë nderimet tona Mbretëreshës së ndjerë të HM Elizabeth II në Ëestminster Hall në Londër. Ne bashkohemi me kolegët e tjerë dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar për të nderuar trashëgiminë e saj të një jete të përkushtuar ndaj punës”, ka shkruar Osmani.