Sporti

Formacionet e mundshme: Atletico Madrid – Real Madrid

09/18/2022 09:31
nga:E K

Sot zhvillohet derbi madrilien mes Atletico Madrid dhe Real Madrid.

Ndeshja e vlefshme për xhiron e 6’të të La Liga’s do të zhvillohet nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Real Madrid do ta kërkojë me patjetër fitoren për t’u rikthyer në vendin e parë në tabelë që aktualisht e mbanë Barcelona me një pikë më shumë se “Los
Blancos”.

Para fillimit të takimit janë zbuluar formacionet e mundshme.

Ja 11’shet që priten të zbarkojnë në fushë:

Atletico Madrid: Oblak; Reinildo, Witsel, Hermoso; Molina, Llorente, Koke, De Paul, Carrasco; Morata, Felix.

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Modric, Tchouameni, Kroos; Valverde, Rodrygo, Vinicius.

/GazetaBlic Sport/