NASA ka publikuar sot pamje satelitore nga liqeni i Ohrit dhe ai i Prespës, teksa i cilëson si dy nga liqenet më të lashta në botë, me karakteristika dhe veçori unike.
Liqeni i Ohrit dhe Liqeni i Prespës, dy nga liqenet më të lashta në Evropë, shtrihen në një zonë malore përgjatë kufijve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Greqisë. Liqenet kanë ekzistuar për të paktën 1 milion vjet dhe ndoshta edhe më gjatë.
Sumica e miliona liqeneve në botë janë më pak se 18,000 vjet të vjetra dhe u formuan kur akullnajat u shkrinë në fund të Epokës së fundit të Akullnajave.
Ohri është më i madhi dhe më i thelli nga të dy, me një thellësi mesatare prej 155 metrash. Prespa ka një thellësi mesatare prej 14 metrash.
Gjeologët klasifikojnë 30 liqene në botë si më të lashta, në këtë kategori bëjnë pjesë Ohri dhe Prespa.
Pjesa më e madhe e ujit të liqenit të Ohrit vjen nga burimet nënujore, shkruan NASA. Në një studim të fundit, bazuar në afro katër dekada të vëzhgimeve të Landsat, shkencëtarët raportuan se Liqeni i Prespës humbi 7 për qind të sipërfaqes dhe gjysmën e vëllimit të tij midis viteve 1984 dhe 2020, me shumë mundësi për shkak të rritjes së tërheqjes së ujit për bujqësinë.
Në liqenin e Ohrit ndodhen 200 lloje speciesh që nuk gjenden askund tjetër, këtu bëjnë pjesë kërmijtë e pazakontë, rosat dhe trofta.
Liqeni i Ohrit mbrohet nga UNESCO-s dhe në disa raste është quajtur “Galapagos Evropian” ose një muze i fosileve të gjalla për shkak të biodiversitetit të tij të jashtëzakonshëm.
Lake Ohrid and Lake Prespa, two of Europe’s oldest lakes, lie in mountains along the borders of North Macedonia, Albania, and Greece. The lakes have persisted for at least 1 million years, possibly longer. Ohrid has a mean depth of 155m to Prespa's 14m. https://t.co/Cp95gCKVGv pic.twitter.com/JsTkPVS3Hd
— NASA Earth (@NASAEarth) September 17, 2022