Sporti

Golden Eagli Ylli e pëson humbjen e dytë radhazi, Sigal Prishtina fiton në Suharekë

09/17/2022 18:57
nga:Mergim Rreci

Golden Eagle Ylli e ka pësuar humbjen e radhës.

Kampioni i Superligës është mposhtur nga Sigal Prishtina në Suharekë, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar ishte 56-77.

Kjo është humbja e dytë radhazi për Golden Eagle Yllin, pasi që në ndeshjen e parë humbi nga Rahoveci.

Në anën tjetër, Sigal Prishtina e gjen fitoren e parë, pasi që edhe ajo humbi në takimin e parë nga Peja.

/GazetaBlic Sport/