Sporti

Barcelona fiton bindshëm ndaj Elches, shkëlqen Lewandowski, vendi i parë momentalisht në La Liga

09/17/2022 18:12
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja mes Barcelonës dhe Elches.

Blaugranët e kanë arritur fitoren e radhës në La Liga, duke shkëlqyer edhe në takimin që u zhvillua sot, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 3 me 0, por ka mundur lehtësisht të jetë edhe më i thellë, bazuar edhe tek fati që mysafirët luajtën për një pjesë të madhe të ndeshjes me një lojtar më pak.

Robert Lewandowski ishte fantastik edhe sot, duke realizuar dy gola personal. Sulmuesi polak shënoi në minutat 34 dhe 48, kurse Mehmpis Depay realizoi në minutën e 41.

Barcelona tashmë është në vendin e parë me 16 pikë, atje ku ka 5 fitore në 5 ndeshjet e fundit.

/GazetaBlic Sport/