Lajme

Gruaja gjen të vdekur burrin në Gjilan, rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë

09/17/2022 08:56
nga:Y I

Një burrë dje në fshatin Cërrnicë të Gjilanit është gjetur pa shenja jete nga gruaja e tij, në një objekt përcjellës në oborrin e shtëpisë së tij.

Siç bëhet e ditur përmes raportit 24 orësh vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, njofton Policia.

Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.