Kosova e ka publikuar sot listën e futbollistëve për dy ndeshjet e shtatorit.
Brenda listës ka edhe një risi, me sulmuesin Shkëlqim Vladi që do t’i bashkohet për herë të parë, shkruan GazetaBlic Sport.
Shkëlqim Vladi është duke shkëlqyer aktualisht. Në tetë ndeshje të këtij edicioni, Vladi ka shënuar plot tetë gola.

Vladi është një futbollist i ri i lindur në qytetin Thun në Zvicër më 21 shtator të vitit 2000.
Ai luan për Aaraun në kategorinë e dytë zvicerane, Challenge League. Dhe me formën aktuale shpejt pritet të bëjë hap në karrierë, përkatësisht të luajë në elitën e shtetit helvetik.
Ai është një forcë e shtuar tek Kosova, duke shpresuar që një ditë të jetë edhe pika kryesore e kombëtares tonë në sulm.
/GazetaBlic Sport/


