Presidenti i Dritës, Valon Murseli ka reaguar ndaj listës së publikuar nga Kosova dhe Kosova U21.
Në mesin e të ftuarve nuk ka zënë vend asnjë futbollist i skuadrës së Dritës, gjë që ka shkaktuar reagimin e madh të tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Brenda listës të Kombëtares A janë tre futbollistë të Superligës, Lumbardh Dellova, Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi
Madje, nga radhët e gjilanasve nuk është ftuar asnjë futbollist te Kombëtarja U21, e cila tashmë drejtohet nga Afrim Tovërlani.
Kjo gjë ka shkaktur pakënaqësi të madhe tek Murseli, i cili tha se tek skuadra e tij ka pasur emra që kanë mundur të ftohen si tek Kombëtarja A e ashtu edhe tek Kosova U21.


