Portieri spanjoll, Kepa Arrizabalaga ka folur për karrierën e tij te Chelsea.
Me ardhjen e Mendyt, portieri Arrizabalaga ka humbur pozitën e startuesit te Chelsea kurse këtë verë ishte afër largimit nga Londra, por në momentet e fundit marrëveshja që kishte me Napolin nuk u finalizua, shkruan GazetaBlic Sport.
“Kisha mundësi ta lija Chelsean në këtë verë, por klubi më dha gjithnjë besim. Ne e analizuam mirë këtë lëvizje dhe jam i lumtur që qëndroj në një klub kaq të madh”, përfundoi ai.
Kujtojmë që Kepa u transferua te Chelsea në vitin 2018 nga Athletic Billbao.
/GazetaBlic Sport/


