Zëvendëskryeministrja e Kosovës Emilja Rexhepi, duket se e ka “ngritur” në detyrën shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë.
Kjo pasi që Heleni Vakali, u prezantua si ambasadore nga e dyta e Qeverisë së Kosovës.
“Një bisedë e përzemërt dhe miqësore me ambasadoren e Republikës së Greqisë për liberalizimit të vizave, planifikimin e një vizite të përbashkët, pozitën dhe sfidat e popujve joshumicë në Kosovë” – tha Rexhepi.
Bile, Rexhepi nuk ia përmendi fare emrin Vakalit, në postimin e saj në Facebook.
Greqia është një nga pesë vendet që akoma se kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Më poshtë e gjeni faqen që tregon se shteti helenë s’ka ambasadë por Zyre Ndërlidhëse në Prishtinë.


