Lajme

Osmani: Falënderova kancelarin Scholz për mbështetjen e tij të fuqishme për liberalizimin e vizave

09/16/2022 00:40
nga:Astrit Gashi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz nga i cili ka kërkuar që t’i jepet shtytja e fundit procesit të liberalizimti të vizave për qytetarët e Kosovës.

Osmani në Twitter ka publikuar disa fotografi të reja nga ky takim se bashku me Scholzin, ku mes tjerësh, shihet edhe ish-kampioni i botës në boks nga Ukraina, Wladimir Klitschko.

“E falënderova kancelarin Scholz për mbështetjen e tij të fuqishme për liberalizimin e vizave për Kosovën. Do të vazhdojmë koordinimin tonë të ngushtë me aleatët që së bashku të garantojmë paqe, stabilitet dhe siguri – e gjithashtu edhe në dialogun mes Kosovës e Serbisë”, ka shkruar Osmani.