Lajme

“Është tjetërsim i vullnetit të qytetarëve”, Avdyli për kalimin e Kica-Xhelilit në LDK

09/16/2022 00:13
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes nga Lista Guxo Haxhi Avdyli, e ka komentuar kalimin e Doarsa Kica – Xhelilit në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Avdyli tha në Edicionin Special në Klan Kosova tha se ky është tjetërsim i vullnetit të qytetarëve.

Ai theksoi se dallon kalimi nga PDK-ja në Vetëvendosje në krahasim me kalimin në partitë e tjera.

“Çdo kalim është tjetërsim i vullnetit të qytetarëve. Dallon kalimi nga PDK në një koalicion e cila ishte duke bërë një punët shumë të mirë në reformën në drejtësi. Domethënë ikja nga reforma në drejtësi është e pajustifikueshme ” – tha Avdyli.