Ballkani është mposhtur në ndeshjen e sotme nga Slavia Praga.
Rezultati përfundimtar ishte 3 me 2, atje ku skuadra kosovare pati një paraqitje fantastike, shkruan GazetaBlic Sport.
Të drejtuarit e Ilir Dajës treguan karakter të fortë, madje dy herë ishin në avantazh duke i dhënë futbollit kosovar një imazh të mrekullueshëm në Evopë.
Ermal Krasniqi dhe Meriton Korenica shënuan golat për skuadrën tonë, por një autogol i Frashërit dhe golat e Olayinkas dhe Masopust i dhanë fitoren vendasve.
Ballkani ndeshjen e radhës e zhvillon me 6 tetor ndaj Sivasspor, takim ky që do të luhet në Turqi dhe fillon në ora 18:45.
/GazetaBlic Sport/


