Sporti

Albion Rrahmani: Ky nuk është maksimumi ynë, luajtëm një ndeshje të mirë

09/15/2022 21:03
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja mes Slavia Pragës dhe Ballkanit.

Rezultati përfundimtar ishte 3 me 2, atje ku skuadra kosovare pati një paraqitje fantastike, shkruan GazetaBlic Sport.

Të drejtuarit e Ilir Dajës treguan karakter të fortë, madje dy herë ishin në avantazh duke i dhënë futbollit kosovar një imazh të mrekullueshëm në Evopë.

Futbollisti i kësaj skuadre, Albion Rrahmani tha pas ndeshjes se ishte një paraqitje e mirë, por se ky nuk është maksimumi i tyre.

“Ishte paraqitje e mirë jo vetëm e imja, por e gjithë skuadrës. Ky nuk ishte maksimumi ynë, kishim disa mungesa. Në ndeshjet e ardhshme do luajmë mirë – pse jo të jemi jë kreun e tabelës” tha Rrahmani.

/GazetaBlic Sport/