Sporti

Trajneri Daja pas ndeshjes: Kemi luajtur mirë ndaj një skuadre që ka qenë në grupe me Interin e Barcelonën

09/15/2022 21:00
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja foli pas ndeshjes ndaj Slavia Pragës.

Daja tha se ekipi më i mirë fitoi sonte, por se ishte shumë i kënaqur poashtu me paraqitjen e skuadrës, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ekipi më i mirë fitoi sonte. Ata kanë eksperiencë, kanë qenë në grupe të Champions League – kanë luajtur mirë me Interin, Barcelonen”.

“Shpresoj që të gjithë sportdashësit kosovarë të jenë të pranishëm në Kosovë. Besoj se nuk kemi rënë nën presion sonte”, tha Daja.

/GazetaBlic Sport/