Lajme

Ligji i pagave, kryegrevisti i kundërpërgjigjet Sveçlës: Është ligj i pabarazisë

09/15/2022 20:08
nga:Astrit Gashi

Anëtari i Këshillit Grevist, Ali Sefaj ka thënë se projektligji për pagat në sektorin publik dhe projektligji për zyrtarët publikë është ligj i pabarazisë.

Sefaj, i cili është zyrtar në ministrinë e Infrastrukturës, teksa iu kundërpërgjigj ministrit Sveçla, theksoi se aty nuk ka pagë të njëjtë për punë të njëjtë, teksa shtoi se një ligj i tillë i diskriminon agjencitë në raport me ministritë, godet stafin profesional dhe e shpërblen stafin politik, raporton Paparaci.

“Ky ligj degradon shërbyesin civil dhe e shpërblen shërbyesin politik. Teksti dhe muzika janë të njejta, veq solisti është ndryshuar”, shkroi ai në Facebook.