Lajme

A do të ketë qeveria mundësi t’i rrisë e pagat me projektligjin e ri? Flet ekonomisti Huruglica

09/15/2022 20:01
nga:Astrit Gashi

Ekonomistit Naim Huruglica ka thënë se Qeveria e Kosovës ka vetëm një buxhet shpenzues rreth 3 miliardë euro, ndërsa ajo ka mbledhur nga taksat vetëm 2.1 miliardë euro, kjo sipas tij, nuk krijon mundësi për rritje të pagave

Ish-drejtor i Doganës, Huruglica, në RTV Dukagjini, ka folur në cilësinë e ekonomistit se a mund t’i mbulojë buxheti i Kosovës kërkesat e sektorit publik, në ligjin për paga.

Ai ka thënë se ligji i ri pagave nuk është i definuar saktë dhe ”në asnjë moment nuk po përcaktohet çfarë parasheh rritje apo nivelizim pagave për pozita e njëjta, të cilat ushtrohen në administratë, apo edhe zbritje të pagës”, ka thënë Huruglica.

Ai ka thënë se treguesit makroekonomikë që Kosova i ka në buxhet, nuk tregojnë se mund të këtë rritje të pagave.

“Pavarësisht që të gjithë po mendojnë që fjala ligji i ri pagave do të këtë rritje të pagave, treguesit makroekonomikë sinjalizojnë se ka shumë pak hapësirë, që të këtë një rritje stubtanciale”, ka shtuar ai.

Ai ka folur edhe për koficentin e pagave, ku thënë se ky draft është duke e ndjekur një parim të ngjashme më Shqipërinë, i cili parasheh se paga e Presidentit duhet të jetë më e larta, ndërsa të tjerat më poshtë se ajo.

“Mundësit buxhetor e kufizojnë që ekspertë e fushave të caktuar ose njerëzit të cilët udhëheqin institucione apo agjencinë me rëndësi të madhe me siguri do të ndahen keq me nivelin e pagave që marrin sepse ata gjithsesi do të jenë të nënrenditur në pagën krerëve të shteti ”.

“Mua shifrat nuk po më dalin nuk e di se ku do t’i marrin të hollat për financimin e krejt këtyre shpenzimeve, të cilat për çdo ditë janë duke u rritur, nuk po flitë nga do të vinë, por vetëm se ka do të shkojnë”, ka bërë të ditur Huruglica.

Sipas tij, qeveria e Kosovës e ka një buxhet shpenzues 2.9 miliardë euro, dhe grumbullimin nga taksat e ka 2.1 miliardë euro, e të cilat e kanë rritur deficitin buxhetore ku nëpërmjete jenë në dijen për Pakos së Ndihmës Ekonomike që është e fundit nga qeveria, prej 150 milionë eurosh, e bën që të kalojnë shpenzimet e buxhet mbi 3 miliardë euro.