Ballkani sot vazhdon aventurën evropiane në “Conference League”.
Kampioni në fuqi i Kosovës, do të përballet sot me Slavia Prague në ndeshjen e dytë të grupit G të “Conference League“, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshjen e parë Ballkani e nisi me barazim në shtëpi në stadiumin “Fadil Vokrri” aty ku ndeshja ndaj CFR Cluj u mbyllë me rezultat 1-1.
Takimi i sotëm zhvillohet me fillim nga ora 18:45, kurse Ballkani do të udhëtojë në Prague ku do i pret rivali i tyre në stadiumin “Eden Arena“.
Do të jetë një përballje shumë interesante mes dy ish bashkëlojtarëve tek Skenderbeu, Bajram Jashanica që tashmë luan tek Ballkanit dhe Peter Olayinka që është titullar tek skuadra çeke.
Të dy e njohin shumë mirë njëri-tjetrin, pasi luajtën për një kohë së bashku në vitet më të mira të skuadrës shqiptare.



