Lajme

Hoti lajmërohet nga SHBA-ja, i rrethuar nga anëtarë të Kongresit

09/15/2022 18:01
nga:Astrit Gashi

Ish-kryeministri i Kosovës dhe tani deputet i LDK-së, Avdullah Hoti është duke zhvilluar një vizitë një vizitë në SHBA.

Hoti ka njoftuar se me anëtarët e Kongresit të SHBA-së ka diskutaur për sfidat nëpër të cilat po kalon gjithë bota.

“Miqësi e përhershme me SHBA-në. Diskutim me anëtarë të Kongresit të SHBA-së dhe deputetët e rajonit për sfidat nëpër të cilat po kalon e gjithë bota demokratike”, ka shkruar Hoti në Facebook.