Agjencia kundër Korrupsionit, gjatë muajit mars të vitit 2022 ka pranuar njoftimin nga 158 institucione, me ç’rast 16 prej tyre kanë deklaruar se kanë pranuar dhurata, ndërsa 142 kanë deklaruar se nuk kanë pranuar dhurata gjatë vitit paraprak.
Tash së fundmi, Anti-korrupsioni siç edhe është cekur, i ka bërë publike dhuratat që ka pranuar presidentja Vjosa Osmani, të cilat më herët nuk ishin të publikuara.
AKK tregoi se ka pasur lëshime teknike dhe për këtë arsye nuk janë publikuar më herët numri i dhuratave për institucionin e komandantes supreme të FSK-së.
Aty shihet, se shefja e shtetit ka pranuar 16 dhurata për gjatë këtij viti.
Megjithatë, ajo ka më pak se kryeministri Albin Kurti, i cili i ka pranuar 98 sosh, bazuar në të dhënat e përditësuar në AKK.
Të dhënat e specifikuara lidhur me katalogët e dhuratave sipas institucioneve që i kanë dorëzuar kopjet e katalogut në AKK, janë të paraqitura në tabelën në vijim:



