Sporti

Zyrtare: Malisheva shkarkon trajnerin Arsim Thaçi

09/15/2022 14:01
nga:L J

Skuadra e Malishevës ka shkarkuar trajnerin e tyre, Arsim Thaçin.

Klubi i Malishevës është mposhtur dje nga Prishtina me rezultatin 4:2 në xhiron e shtatë të Superligës së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas kësaj humbje, klubi i Malishevës ka njoftuar se Thaçi është shkarkuar nga detyra e tij.

“FC Malisheva ka vendosur të liroj nga detyra trajnerin Arsim Thaçi pas asaj që ka qenë një fushatë kryesisht zhgënjyese për klubin këtë sezon. Në emër të të gjithëve në FC Malisheva, shprehim mirënjohje për trajnerin Thaçi për të gjitha përpjekjet e tij gjatë kohës sa ishte me klubin”, njofton FC Malisheva.

Vlen të potencohet se Malisheva ka 7 pikë dhe ndodhet në vendin e pestë në tabelë në fillimin e këtij sezoni.

/GazetaBlic Sport