Disa ndryshime janë bërë sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Me këtë rast, Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar që deputetja Doarsa Kica-Xhelili të jetë anëtare e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme.
Ky subjekt politik në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës e ka bërë këtë propozim, i cili edhe është miratuar nga deputetët, transmeton lajmi.net.
Para Kica-Xhelilit, anëtar i këtij komisioni nga radhët e LDK-së, ishte Kujtim Shala.


