Sporti

Del Piero pas humbjes së Juventusit nga Benfica: “Është kohë e vështirë për ne”

09/15/2022 12:28
nga:E K

Alessandro Del Piero, ish-ylli i Juventusit, pranoi se humbja ndaj Benfikës (1-2) në shtëpi, shtoi krizën e lidhur me fillimin e keq të sezonit të skuadrës torineze.

Goli i Milik në minutën e 4’të nuk ishte i mjaftueshëm për të ndalur pikë në shtëpi pasi Benfica përmbysi rezultatin me golat e Joao Mario dhe Neres, shkruan GazetaBlic Sport.

“Nuk është një kohë e lehtë për ne. Ata duhet të flasin për të kuptuar problemet afatshkurtra dhe afatgjata. Nuk duhet të harrojmë lëndimet dhe do të shihnim një Juventus ndryshe me gjithë këta lojtarë. Skuadra po shfaq probleme duke krijuar mundësi dhe duke ruajtur intensitetin, veçanërisht në Evropë. Benfica hyri ngadalë, por ruajti identitetin dhe unitetin e saj. Ata e dinin gjithmonë se çfarë duhej të bënin dhe Juventusi duhet të bëjë më mirë, edhe me gjithë këto probleme”, theksoi ish-golashënuesi i Juventusit, duke folur për shtypin italian.

Juventusi është në pozitën e tetë në Serie A dhe ka shënuar dy humbje në dy ndeshje në Champions League.

/GazetaBlic Sport/