Sporti

Të gjithë në këmbë për Tuchel, ky ishte gjesti fantastik i tifozëve të Chelseat dje në minutën e 21’të

09/15/2022 12:43
nga:L J

Një shkarkim nuk i bën tifozët të harrojnë emocionet për sukseset e shumta të arritura.

Dhe kështu, tifozët e Chelsea donin ta nderonin punën e ish-trajnerit të tyre gjatë ndeshjes kundër Salzburgut, në ditën e debutimit të Graham Potter në stolin e Bluve, përcjell GazetaBlic Sport.

Në minutën e 21’të pati një duartrokitje të gjatë nga të gjithë Stamford Bridge për nder të Tuchel.

Kjo duartrokitje u bë në minutën e 21’të në kujtim të Ligës së Kampionëve të fituar nga Chelsea në vitin 2021.

/GazetaBlic Sport