Lajme

“A nuk i keni numrat a?”, që katër herë dështon votimi i raportit të punës në Gjilan

09/15/2022 12:02
nga:Genita C

Që katër herë Kuvendi Komunal i Gjilanit ka dështuar të mbaj seancën ku në rëndë të ditës është votimi i raportit të punës. Këto dështime vinë si pasojë e mungesës së numrave dhe kuorumit.

Të mërkurën seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit është ndërprerë për shkak e mungesës së kuorumit.

Seanca është ndërprerë në mungesë të kuorumit, pasi asamblistët e LDK-së AAK-së dhe VATRËS-së lëshuan sallën.

Shefi i asamblistëve të LDK-së, Avdyl Aliu e ka quajtur “Paaftësi” dështimin për të katërtën herë për të mbajt vazhdimin e seancës së VIII-të.

“Paaftësi! Për të katërtën herë shtyhet vazhdimi i seancës VIII-të. Nuk jeni në gjendje për të organizuar një seancë të kuvendit komunal. A nuk i keni numrat a?” , shkruan ai në Facebook.