Neymar shënoi një nga golat e PSG-së në fitoren e Ligës së Kampionëve kundër Maccabi Haifa. Braziliani e festoi golin në stilin e tij, për të cilin papritur u ndëshkua nga gjyqtari.
Paris Saint-Germain pati një moment të vështirë në ndeshjen jashtë fushe kundër Maccabi Haifa në xhiron e dytë të fazës së grupeve të Champions League.
Kampionët e Francës ishin të parët që pësuan gol dhe kaluan në avantazh vetëm në minutën e 69-të, me golat e Leo Messi dhe Kylian Mbappe. Në minutën e 88-të Neymar vulosi fitoren.
Pas shënimit të golit, ylli brazilian bëri një nga festimet e tij të preferuara, duke festuar në mënyrë karakteristike hyrjen e tij në listën e golashënuesve.
Gjestet e Neymarit nuk i pëlqyen gjyqtarit, i cili pasi u konsultua me VAR… i dha lojtarit një karton të verdhë.
Futbollisti ishte dukshëm i befasuar dhe i bezdisur nga sjellja e arbitrit.
“Sapo takova arbitrin dhe fola me të. Më kërkoi falje, por tani kam një karton. Është një mungesë totale respekti për lojtarët. Gjyqtarët duhet të jenë aty për t’i mbrojtur lojtarët. Ajo që më ndodhi sot është shumë e trishtueshme, futbolli po bëhet shumë i mërzitshëm dhe as nuk mund të festosh. Çfarë duhet të bëj? T’u them gjyqtarëve apo UEFA-s që të mos më japin karton të verdhë? Nuk e di, është keq dhe mungesë respekti, jo për mua, por për futbollin”, shkroi Neymar.
/GazetaBlic Sport



