Sporti

Ai mbështet gjithmonë Palestinën, tifozët izraelitë të Maccabit e fishkëllyen fuqishëm mbrëmë Achraf Hakimin

09/15/2022 10:55
nga:L J

Ylli i Paris Saint Germain, Achraf Hakimi, u fishkëllye nga tifozët e skuadrës izraelite, Maccabi Haifa gjatë ndeshjes së së mërkurës mbrëma në Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësi i djathtë u aktivizua në lojë në minutën e 83-të dhe tifozët vendas e fishkëllenin pasi ai ka qenë i zëshëm për të drejtat e palestinezëve në të kaluarën, përcjell GazetaBlic Sport.

Hakimi iu përgjigj reagimit të tifozëve – duke mbyllur veshët. 23-vjeçari tregoi mbështetjen e tij në mediat sociale vitin e kaluar kur qeveria izraelite dëboi banorët e lagjes Sheikh Jarrah, Hakimi postoi në Twitter një video me mbishkrimin: “#FreePalestine”.

Kjo nuk ishte hera e parë që Hakimi merrte një pritje armiqësore nga tifozët izraelitë. Kur PSG u përball me FC Nantes në fillim të vitit në Tel Aviv, Hakimi u fye nga tifozët kur prekte topin.

/GazetaBlic Sport