Cult

Konjufca bashkë me Kurtin shikojnë filmin kosovar: Kinematografia jonë po shënon suksese në arenën ndërkombëtare

09/15/2022 10:06
nga:G C

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca bashkë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, mbrëmë kanë marrë pjesë në shfaqjen e filmit “Luaneshat e Kodrës”, të regjisores, Luana Bajrami.

Konjufca tha se ky është filmi i parë kosovar i cili u shfaq në Festivalin e Kanës dhe se kinematografia jonë po shënon suksese kulmore në arenën ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

“Mbrëmë kisha kënaqësinë që së bashku me Kryeministrin z.Albin Kurti dhe Shefin e stafit z.Ilir Kërçeli të kaloj ca çaste të këndshme artistike me filmin “Luaneshat e Kodrës” të regjisores së mirënjohur Luana Bajrami.

Kinematografia jonë po shënon gjithnjë e më shumë suksese kulmore në arenën ndërkombëtare.

“Luaneshat e Kodrës” ishte filmi i parë kosovar i cili u shfaq në Festivalin e Kanës. Në edicionin e vitit 2021 ai ishte pjesë e programit Directors.

Ëndrrat dhe ambiciet e luaneshave meritojnë përkrahjen e gjithanshme, e cila shpresoj që nuk do t’iu mungojë”.