Sporti

Tetë ndeshje, tetë fitore/ Real Madrid me startin e tretë më të mirë në histori të klubit

09/15/2022 10:00
nga:L J

Tetë fitore ka shënuar Real Madridi në tetë ndeshjet e para të sezonit, diçka e jashtëzakonshme për klubin e Ancelottit.

Klubi madrilen nuk ka pasur start të tillë që nga viti i largët 1960. Madridi i Di Stefanos e arriti një gjë të tillë në sezonin 1961-62.

Shtatë vjet më vonë, në 1968-69, Madridi mbajti të njëjtin rekord: njëmbëdhjetë fitore në njëmbëdhjetë ndeshjet e para zyrtare të sezonit, përcjell GazetaBlic Sport.

Me fitoren e djeshme kundër RB Leipzig, Carlo kaloi Madridin e Pellegrini, i cili fitoi shtatë ndeshjet e para në edicionin 2009-10. Zinedine Zidane, nga ana e tij, krijoi një rekord prej gjashtë fitoresh në edicionin 2016-17.

Ndeshja e ardhshme e Real Madridit është ndaj Atletico Madridit të dielën mbrëma.

/GazetaBlic Sport