Policia e Kosovës (PK) në koordinim me prokurorinë, po merr veprimet e nevojshme policore, lidhur me rastin e dhunës së shfaqur në emisionin televiziv “It’s my home”.
Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Jemi në koordinim me prokurorinë duke marrë veprimet e nevojshme policore , për detaje do tju njoftojmë me kohë”, tha Ahmeti.
Ndryshe, në një video që ka qarkulluar gjatë ditës në rrjete sociale, shihet momenti ku një banore goditet me këpucë nga një tjetër banor, pas një debati të ashpër.


