Sporti

Milani fiton ndaj Dinamo Zagreb dhe merr kryesimin e grupit në Ligën e Kampionëve

09/14/2022 20:36
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.

Milani ka triumfuar në “San Siro” në ndeshjen ndaj Dinamo Zagreb, shkruan GazetaBlic Sport.

“Rossonerët” triumfuan me rezultat 3 me 1. Giroud, Saelemaekers dhe Pobega shënuan për kuqzinjtë, kurse Orsic realizoi gol të bukur për skuadrën kroate.

Me këtë fitore, Milani renditet në vendin e parë me 4 pikë, kurse Dinamo Zagreb në vendin e dytë me 3.

Në Poloni, Shakhtar Donetsk dhe Celtic barazuan 1 me 1. Skocezët kaluan në avantazh me autogolin e Bondarenko, kurse Mudryk barazoi shifrat në 1 me 1.

/GazetaBlic Sport/