Sporti

Drita fiton bindshëm derbin, i jep leksione Gjilanit

09/14/2022 17:06
nga:Mergim Rreci

Drita e ka fituar derbin ndaj Gjilanit.

“Intelektualët” triumfuan me rezultat 4 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Baftiu shënoi një gol, kurse Simonovski kompletoi ‘Hat-trickun’ për skuadrën e Dritës, kurse Zabërgja shënoi për skuadrën e Zekirja Ramadanit.

Kjo është një fitore e thellë e skuadrës së Nuhiut, që vazhdon me rezultate pozitive në Superligën e Kosovës.