Lajme

Qeveria shfuqizoi masën për eksportin e disa produkteve, reagon Klubi i Prodhuesve

09/14/2022 15:44
nga:N M

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së sotme pas pesë muajshe, ka shfuqizuar masën për eksportin e disa produkteve esenciale, raporton Gazeta Blic.

E këtë vendim të Qeverisë e ka mirëpritur Klubi i Prodhuesve të Kosoëvs.

“Në fillim, për shkak të situatës kur u mor ky vendim, Klubi i Prodhuesve ishte në pajtim me këtë vendim, pasi që u vështirësua zinxhiri i furnizimit, i ndikuar nga invazioni dhe agresioni ushtarak rus në Ukrainë. Mirëpo, ky vendim është zgjatur duke shkaktuar shqetësim shumë të madh tek prodhuesit vendor, te cilët kërkonin rishqyrtim dhe analizim të situatës faktike, dhe shmangien e dëmeve të jashtëzakonshme dhe efektet zingjirore që ky vendim pati tek ta”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas tyre Klubi i Prodhueseve të Kosovës përshëndet dhe përkrah shfuqizimin e vendimit që ndalon eksportin e përkohshëm të produkteve esenciale agro-ushqimore, vendim ky i shumë pritur i cili u mor sot nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit.

“Shpresojmë që vendimet e tilla të merren në konsultë me vetë interesat e prodhuesve vendore, por edhe duke e analizuar hollësisht efektet e vendimeve të tilla.

Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë