Sot në Mbledhjen e Qeverisë u miratua Formimi i Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, raporton Gazeta Blic.
Ky Komision do të udhëhiqet nga vetë kryeministri Kurti.
Pas këtij lajmi ka reaguar me ironi, njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj.
Mushkolaj thotë se pas një viti kryeministrit i ka ra ndërmend se gjendja në shëndetësi është e rëndë.
“Tek tash, pas një vit e gjysmë qeverisje, Albinit i paska ra n’mend që gjendja në shëndetësi është shumë e rëndë dhe duhet vepruar” shkruan Mushkolaj në Facebook.


