Lajme

“Shqiptar je a?”, gjyqtari Bekim Zogaj tregon se çka bisedoi me Kristjan Asllanin

09/14/2022 13:04
nga:Lorik J

Dje u zhvillua takimi mes Interit dhe Viktoria Plzen në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Champions League. Ekipi italian triumfoi me rezultatin 0:2, teksa në këtë ballafaqim në Ligën e Kampionëve debutoi edhe futbollisti shqiptar i “Nerazzurëve”, Kristjan Asllani.

Gjyqtar anësor në këtë sfidë ishte shqiptari, Bekim Zogaj, i cili shkëmbeu disa fjalë me Asllanin në momentin që futbollisti po bëhej gati për t’u inkuadruar në fushën e lojës.

Bekim Zogaj, gjyqtari shqiptar ka zbuluar ekskluzivisht për ‘GazetaBlic Sport’ bisedën të cilën e zhvilloi me Asllanin dje në stadiumin e Viktoria Plzen.

“”Hej shqipe i thash, të deshirojë lojë te mirë! U kthye dhe më tha, o shqiptar je a? Nga je nga Shqipëria, i thash jam nga Deçani i Kosovës”, ka thënë Zogaj kur u pyet se çfarë bisedoi me Asllanin.

Asllani u aktivizua në fushë në minutën e 83’të të duelit.

Kujtojmë se gjyqtari Bekim Zogaj është mjaft aktiv dhe caktohet nga UEFA në ndeshje me rëndësi të madhe. Ai ka referuar dhjetëra ndeshje, ku ka gjykuar futbollistët më të mirë në botë.

/GazetaBlic Sport