Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 96-të ka miratuar Projektligjin për Institutin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Pas miratimit, kryeministri Albin Kurti, deklaroi se vetëm duke respektuar të kaluarën mund të ketë një të ardhme të ndritur.
“Instituti i krimeve të kryera gjatë luftës do të themelohet në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Vetëm me respektimin e duhur të së kaluarës mund të kemi një të ardhshme të ndritur”, ka thënë Kurti.
Kurti: Krimi e korrupsioni po luftohen, është rritur llogaridhënia


