Gjatë mbrëmjës së djeshme iu është vënë flaka stadiumit me barit sintetik në Gjilan. E gjithë kjo ndodhi pak orë para derbit të madh kosovar, Drita – Gjilani.
Në lidhje me këtë është lajmëruar Prokurori i Shtetit dhe rasti do cilësohet si dëmtim apo asgjësim i pasurisë.
Zyrtari i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani ka theksuar se rasti po hetohet.
“Po, sot Polocia e Kosovës e ka pranu një informatë se në stadiumin e qytetit me bari sintetik që ndodhet afër palestrës së Sporteve në Gjilan, mbramë dyshohet se është tentuar të ndezet, ku një pjesë e vogël e barit sintetik pran njërës portë është dëmtuar nga zjarri. Është njoftuar prokurori i shtetit dhe ka urdhëruar që rasti të cilsohet “Dëmtim apo asgjësim i pasurisë” rasti është duke u hetuar nga Policia e Posovës”, ka thënë zyrtari i Policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani për ‘GazetaBlic Sport’.
Kujtojmë se derbi mes Dritës dhe Gjilanit në kategorinë U-17 është shtyrë për 24 orë – teksa po punohet për rikuperimin e fushës në mënyrë që derbi i seniorëve të luhet nga ora 15:00.
/GazetaBlic Sport


