Derbi mes Dritës dhe Gjilanit pritet me padurim nga të gjithë admiruesit e futbollit vendor.
Ky derbi ishte paraparë të zhvillohet sot me fillim nga ora 15:00, por diçka e pazakontë ka ndodhur gjatë mbrëmjës. Fusha e stadiumit me bari sintetik nuk është në gjendjen më të mirë, pasi iu është vënë flaka me benzinë pak orë para derbit, raporton GazetaBlic Sport.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe tashmë po shikon terrenin.
Ende nuk dihet nëse mund të riparohet gjendja e fushës dhe të luhet derbi.
I vihet flaka fushës së stadiumit me bari sintetik pak orë para derbit të madh Drita – Gjilani!
/GazetaBlic Sport


