Sporti

I vihet flaka fushës së stadiumit me bari sintetik pak orë para derbit të madh Drita – Gjilani!

09/14/2022 09:23
nga:L J

Sot është paraparë të zhvillohet derbi i madh kosovar, Drita – Gjilani.

Por, diçka e papritur ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, ku disa persona kanë djegur fushën në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, ku edhe do të zhvillohet ballafaqimi, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjendja e fushës në këtë stadium në afërsi të njërës portë nuk duket në rregull dhe mundësitë për një shtyerje të derbit ekzistojnë, por akoma nuk ka diçka zyrtare.

Policia e rajonit të Gjilanit ka dalur mbrëmë në vendin e ngjarjes në stadium.

GazetaBlic Sport do t’ju mbajë të informuar për këtë rast.